AlbanianSport.com 11.05.2016 18:55
ASNN – Presidenti i Federatës Evropiane të Peshëngritjes, Antonio Urso, do të vizitojë në fillim të javës kryeqytetin shqiptar. Kjo vizitë ka të bëjë me faktin se më 2017-ën, në Tiranë do të zhvillohet Kampionati Evropian i Të Rinjve dhe i Nën-23-vjeçarëve.
Federata Shqiptare e Peshëngritjes ka bërë të ditur se të hënën në mesditë, në mjediset e Akademisë së Shkencave, do të mbahet një konferencë për shtyp e Presidentit të Federatës Evropiane të Peshëngritjes, Antonio Urso, i cili do të vizitojë kryeqytetin shqiptar.
Kjo vizitë ka të bëjë me faktin se më 2017-ën, në Tiranë do të zhvillohet Kampionati Evropian i Të Rinjve dhe i Nën-23-vjeçarëve. Nuk duhet harruar që në këto 8-9 vjet, Shqipëria ka qenë organizatorja e Kampionatit Evropian të të rinjve në shtator 2008 në Durrës.
Po kështu edhe e Kampionatit Evropian të të rriturve në prill 2013 në Tiranë. Dhe ky Kampionat Evropian për të rinj dhe moshën deri në 23 vjeç më 2017-ën në Tiranë është një arritje për peshëngritjen shqiptare.
Kjo e fundit, platformën e zhvillimit të kësaj veprimtarie madhore do ta paraqesë në konferencën për shtyp të së hënës me presidentin e Federatës Evropiane të Peshëngritjes, Antonio Urso.