AlbanianSport.com 11.05.2016 10:40
ASNN – Tërbuni do të luajë të shtunën në fushën e tij me Kukësin, e cila do të jetë e fundit në shtëpi për këtë sezon. Për këtë arsye, pukjanët do të kërkojnë ta mbyllin me nder paraqitjen para tifozëve të tyre, ndërsa edicionin e ardhshëm do të luajnë në Kategorinë e Parë.
Gjithashtu skuadra e Gjonit është e vendosur që të respektojë kampionatin edhe në këto dy ndeshje të fundit që kanë mbetur, për t’u larguar me dinjitet nga elita e futbollit shqiptar. Kapiteni i skuadrës, argjentinasi Martin Dedyn, në një prononcim për thotë: “Ne do të luajmë në këto dy përballje të fundit për ta mbyllur kampionatin sa më mirë”.
“Unë bashkë me shokët e mi dhe stafin drejtues nuk po ndjehemi mirë që ky ekip shkoi drejt rënies, por ky është fati ynë, – . Me thënë të drejtën, te ne kanë ndikuar shumë faktorë. Financa ka qenë problem, po ashtu edhe ndëshkimi që na kanë bërë gjyqtarët, duke ndihmuar ekipet e mëdha.”
“Sikur të na ishin lejuar të merrnim pikët që meritonim në fushën tonë dhe në disa ndeshje të tjera, ne nuk do të ndodheshim në këtë gjendje”, – ka shtuar ai. Për ndeshjen e së shtunës me Kukësin, Dedin thotë: “Tani vëmendjen e kemi të përqendruar te takimi i radhës ndaj Kukësit. Është një ndeshje e vështirë, por ne po përgatitemi që të japim më të mirën tonë për 90 minuta dhe në fund çdo gjë t’i lihet fushës.”