Gazetari Ilnica rrëfen sulmin barbar: Më dhunoi presidenti i Kastriotit

Share Button

Eduard-Ilnica-i-dhunuar-mjeku

AlbanianSport.com 10.05.2016 12:35

ASNN – Dhunohet fizikisht gazetari sportiv i TeleSportit, Eduart Ilnica. Sipas të dhënave fillestare, autori i dhunës është presidenti i Klubit të Futbollit “Kastrioti” të Krujës, Alban Vogli. Pas ngjarjes, presidenti i Kastriotit, Vogli është arrestuar dhe po hetohet për tre vepra penale.

Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur të hënën në orët e vona të mbrëmjes në Tiranë, teksa është dhunuar fizikisht, gazetari sportiv i TeleSport, Eduard Ilnica. Ka qenë presidenti i Klubit të Futbollit “Kastrioti” të Krujës, Alban Vogli, ai që e ka goditur me mjete të forta gazetarin Ilnica.

“Shkaku ka lidhje me ndeshjen në Peshkopi ku unë isha i pranishëm si gazetar sportiv, por edhe si “vendali”, – ka rrëfyer ai. – Por shkrimet e mia duket se nuk janë pritur mirë. Unë e kam dënuar dhunën e tifozëve, është papjekuri. Unë kam pasqyruar vetëm pamje në telesport.al, asgjë më shumë, asnjë koment më shumë.”

“Po i drejtohesha makinës. Në atë moment kam parë një grup personash të udhëhequr nga Alban Vogli, emrin e të cilit e mësova në stadiumin e Peshkopisë, – ka vijuar gazetari sportiv. – Kurrë më parë në jetën time nuk e kisha parë dhe nuk e kisha dëgjuar. E kam parë sepse ishim në tribunë dhe kërceu 4 metra për të hyrë në fushë.”

“E kam njohur përmes hulumtimeve kush ishte ky person, – ka vijuar Ilnica. – Ndoshta citimi i emrit të tij në Telesport bëri që ky ta merrte personalisht. Unë nuk e kam njohur kurrë në jetën time. Nuk pata kohë të reagoj. Dy minuta më kanë goditur pa fund. Mund të ishin 4-5 persona, ndoshta edhe më shumë.”

“Duket se shkak për dhunën e ushtruar ndaj gazetarit sportiv Eduart Ilnica është bërë një artikull I tij për ngjarjet pas ndeshjes Korabi-Kastrioti të luajtur të shtunën. Për këtë ngjarje ka reaguar edhe kryetari I Unionit të gazetarëve, Aleksander Çipa.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh