Gjergj Vyshka 10.05.2016 11:40
Federata Shqiptare e Çiklizmit është gati për veprimtarinë e saj të 3-të kombëtare. Pas Kupës “26 Marsi” në Kavajë, apo “Fejzi Povatës” në Tiranë, tashmë është radha për Kupën “Agim Tafili”, e cila do të zhvillohet më 20 dhe 21 maj në Shkodër.
Sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Alfred Tahiraj, dje ka lajmëruar klubet shumësportëshe Apolonia, Burreli, Besa, Elbasani, Teuta, Tirana, Skënderbeu, Pogradeci, Partizani, Flamurtari dhe Vllaznia për zhvillimin e kësaj veprimtarie.
Ajo do të jetë në dy kategori moshash; paratërinj dhe të rinj, si dhe Nën-23-vjeçarët dhe “Elitë”. Listat e ekipeve pjesëmarrëse do të paraqiten deri më 16 maj, ndërsa skuadra pjesëmarrëse duhet të jenë më 19 maj do të jetë mbledhja teknike në ora 18:00.
Sipas Tahirajt, klasifikimi do të jetë ekipor dhe individual. E pas Kupës “Agim Tafili” do të jetë dhe gara çiklistike për turneu ndërkombëtar të pingpongut, “BITT 2016”, më 27 maj, me itinerar Tiranë-Burrel.
Kupa “Agim Tafili” 2016
Programi i garave:
Paratërinj & Të Rinj:
20 maj 2016 Milot – Shkodër 54.5 km
21 maj 2016 Shkodër – Qafë Çele – kthim 62 km
Nën-23-vjeçarët & “Elitë”:
20 maj 2016 Tiranë – Shkodër 99.8 km
21 maj 2016 Shkodër – Lufë – Shkodër 92 km