AlbanianSport.com 09.05.2016 12:05
ASNN – Klubi i futbollit “Ferronikeli” ka fituar edhe një titull “kampion, të dytin radhazi. Por, titulli i fituar të dielën në Gjilan, tri javë para përfundimit të edicionit 2015-2016, është vlerësuar i veçantë nga trajneri, lojtarët dhe anëtarët e Kryesisë.
Kjo sepse skuadra nga Drenasi është kampionia e parë e Kosovës pas pranimit të UEFA. Me këtë sukses skuadra nga Drenasi pritet të marrë pjesë edhe në fazën paraeliminatore të Ligës së Kampionëve gjatë sezonit që vjen.
Sipas Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), tri ekipe kosovare do të shpërblehen nga UEFA dhe po kaq ekipe pritet të dalin në veprimtaritë evropiane, por, për këtë do të vendoset në fund të këtij muaji, ka njoftuar UEFA.