AlbanianSport.com 08.05.2016 21:45
ASNN – Vllaznia është shpallur “kampione” e Shqipërisë në basketboll për të reja, teksa dje në mesditë ka mundur në finale “The Roses” të Përmetit, 50-39.
Edhe pse ndeshja, apo faza finale e të rejave, është luajtur në Përmet, të paktën edhe sipas Sekretarit të Përgjithshëm, Korab Llazani, gjithçka ka qenë një festë sportive.
Mirëpo Vllaznia e ka dominuar ndeshjen dhe në fund është shpallur kampione e Shqipërisë në basketboll për të reja.
Trofeun shkodraneve ua ka dorëzuar Presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Të Reja
Gjysmëfinalet:
Të shtunën:
(Pallati i Sportit, Përmet)
Vllaznia – Flamurtari 73-42
Vlora Basket – The Roses (Përmet) 50-66
Finalja:
Të dielën:
(Pallati i Sportit, Përmet)
Vllaznia – “The Roses” (Përmet) 50-39