Gjergj Vyshka 08.05.2016 17:10
Edhe pse Bashkia e Tiranës ishte ndër mbështetësit e “Top Tirana Open 2016”, madje duke dhënë dhe pllakate mirënjohjeje për drejtuesit më të lartë të saj, sidomos të sportit, përsëri Policia Bashkiake nuk ka falur.
Në morinë e makinave të parkuara përpara Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” ishin vënë “kapset” makinave të ekipeve greke. Aq sa ka ndeshur në revoltën e këtyre të fundit, teksa është kërkuar Policia e Rendit për të zgjidhur situatën.
Por, më fund janë detyruar për të shkuar për të paguar gjobën që të lirohen. Në një farë mënyre një mosmirënjohje karshi atyre që kishin ardhur për të bërë sport në një veprimtari në Shqipëri, edhe pse Bashkia e Tiranës ishte mbështetëse e saj.