Gjergj Vyshka 08.05.2016 15:20
Basketbolli shqiptar, ashtu sikurse kishte paralajmëruar dhe të premten, dje ka luajtur ndeshjet e para të turit çerekfinal Kampionatit Kombëtar të djemve të moshës deri në 16 vjeç, apo thënë ndryshe, të Paratërinjve. Fitorja më bindëse, edhe sepse ka ardhur në fushë të huaj, duket se ka qenë ajo e Superior Klimës, e cila ka fituar me Ardhmëria Basket.
Ndeshje me drithërima mund të cilësohen Kamza Basket-Goga Basket 1 dhe Tirana-Apolonia, të cilat pavarsisht se janë fituar nga vendësit, respektivisht me 8 dhe 4 pikë, sërish e lënë të hapur diskutimin për kalimin në gjysmëfinale. E çerekfinalet e para do të mbyllen sot në mbrëmje në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”.
Ndeshja e fundit është ajo midis Sonia Basket dhe Marsi Basket, e cila ka mbetur për t’u luajtur në ora 20:00 sepse më parë në sallën kryesore të pallatit kryesor të sportit në kryeqytet, do të jetë mundja me Kupën e Shqipërisë për shkollorë e para të rinj dhe më pas ndeshja e Superiorit për të rinj.
Pas një jave do të jenë ndeshjet e kthimit, ndërsa Superiori është kampion në fuqi i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Paratërinjtë.
Kampionatit Kombëtar
i Basketbollit – Paratërinj
Kalendari i çerekfinaleve:
7 maj 2016:
Kamza Basket – Goga Basket 1 53-45
Tirana – Apolonia 49-44
Ardhmëria Basket – Superior Klima 66-76
8 maj 2016:
Sonia Basket – Marsi Basket ora 20:00
14 maj 2016:
Apolonia – Tirana ora 12:00
Superior Klima – Ardhmëria ora 16:00
15 maj 2016:
Marsi Basket – Sonia Basket ora 12:00
Goga Basket 1 – Kamza Basket ora 12:00