Gjergj Vyshka 08.05.2016 11:40
Kjo veprimtari e Taekuondosë në versionin “World”, ka nisur që nga ora 09:00 e mëngjesit dhe ka përfunduar në orët e vona të mbrëmjes për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve. Është zhvilluar në katër tapete, madje dhe me gjyqtarë nga jashtë, si dhe me sistem elektronik. E është konkurruar në katër kategori: Fëmijë, Paratërinj, Të Rinj dhe Të Rritur.
Një numër i madh ndeshjes, por dhe lodhje e rraskapitje, por në një farë mënyre për orët e zgjatura të qëndrimit në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” ka pasur fitime dhe për lokalet përreth këtij impianti, si dhe për ato ambulatore që vazhdojnë të jenë përpara derës kryesore të Pallatit. Organizatori Leo Kapri ka bërë të ditur edhe fituesit e turneut, që për të rritur ishte FKT Butel e Shkupit.
Pas tij janë renditur Makedoniki Dinami dhe AM Prishtina. Për të rinj përsëri fitues është FKT Butel e Shkupit e ndjekur nga Taekuondo Besa e Tuzit dhe Makedoniki Dinami. Për fëmijë ka dalë fitues Vllaznia, kurse për paratërinjtë Jakovaqis Larisa. Ky ishte fundi i “Top Tirana Open” në edicionin e saj të 5-të, e organizuar brenda ditësh, është mbyllur me sukses.