Gjergj Vyshka 08.05.2016 09:50
Vllaznia në futboll për femra sot do të kurorëzohet për herë të katërt radhazi kampione e Shqipërisë.
Një edicion të cilin e ka dominuar që nga fillimi e deri në fund, ndërsa në 17 ndeshje i ka fituar të 17-ta. E jo vetëm kaq, por ka shënuar 130 gola dhe ka pësuar dy.
Dhe në ndeshjen ndaj Tirana AS, të cilën në fakt duhet ta luante në kryeqytet, do të mbyllet dhe sezoni futbollistik 2015-2016.
Pritet që të jenë zyrtarët më të lartë të Federatës Shqiptare të Futbollit për të dorëzuar trofeun e katërt të kampionit për Vllazninë.
Kampionati Kombëtar
i Futbollit – Femra
Java e 18-të
(7-8 maj 2016)
Të shtunën:
Kinostudio – The Door 4-0
Dajti – Skënderbeu 1-3
Juban Danja – Apolonia 3-4
Teuta – AAS 5-2
Të dielën:
Vllaznia – Tirana AS
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Vllaznia 17 17 0 0 130-2 51
- Kinostudio 18 12 2 4 93-30 38
- Tirana AS 17 11 3 3 74-25 36
- Apolonia 18 11 3 4 70-24 36
- The Door 18 10 3 5 49-33 33
- Skënderbeu 18 8 1 9 38-54 25
- Juban Danja 18 7 2 9 46-38 23
- Teuta 18 3 0 15 18-89 9
- AAS 18 3 0 15 18-112 7
- Dajti 18 0 0 18 5-145 0