Gjergj Vyshka 07.05.2016 17:05
Vinçenco Nibali mund ta komentojë me kënaqësi paraqitjen në etapën e parë të Xhiros së Italisë, ndërsa ai nuk shquhet si kronometrist. “Ishte një etapë shpërthyese, duke parë dhe kohën jam mjaftueshëm i kënaqur”, – tha ai.
“Nevojitet të administrohej mirë, e kishim studiuar mirë dhe kemi bërë një punë të mirë. Tani është një etapë për çiklistët e shpejtësisë, duhet të jemi të vëmendshëm”, – shtoi siçiliani për mikrofonin e “Radio Sport”.
Ndërkohë fituesi i etapës së parë, Tomas Dumulin, nuk e fsheh gëzimin e tij për fitoren. “Ka shkuar më mirë se sa mund ta imagjinoja, – tha holandezi. – Ia kam arritur dhe me pak fat. Kam paguar lodhjet e fundit”.