Nderim Goci (Krujë) 27.10.2014 07:45
ASNN – Për shkak të problemeve që ka fusha e Veleçikut, ndeshja midis koplikasve dhe Burrelit është zhvilluar në stadiumin e qytetit të Krujës. Por jo gjithçka ka shkuar mirë në këtë ndeshje, pasi gjyqtari kryeqytetas, O. Kuka, nuk ka pranuar që ndeshja të zhvillohet pa praninë e forcave të rendit. Me ardhjen e forcave të rendit, pas 40 minutash, nis ndeshja përmbyllëse e javës së 4-t të grupit A të Kategorisë së Parë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit.
Fillimi ishte mjaft i mirë për koplikasit, që në ndeshjen e djeshme kanë qenë në cilësinë e skuadrës vendase. Por miqtë tregohen të kujdesshëm në fazat mbrojtëse, duke u bërë barrierë për sulmuesit koplikas. Megjithë këmbënguljen e dy skuadrave, pjesa e parë e ndeshjes mbyllet me rrjetat të paprekura. E dyta ka të njëjtën fytyrë me të parën, por me një epërsi më të lehtë të koplikasve, që në këtë ndeshje udhëtuan pa trajnerin e tyre, Kreshnik Krepi, i cili pati dhënë dorëheqjen.
Goli i vetëm i ndeshjes është shënuar nga Banushaj në minutën e 63-të të saj. Ky gol ka ardhur falë një këmbëngulje të Djepaxhisë, i cili futet brenda zonës dhe pason saktë për Banushajn, që nuk fal, duke shënuar golin që i jep epërsinë skuadrës së tij. Më pas loja hyn në faza interesante, pasi miqtë tentojnë të barazojnë rezultatin. Në minutën e fundit, Santos për matjanët i kishte të gjitha mundësitë për të barazuar, por, ndonëse i vetëm përballë portierit, nuk arrin të shënojë.
Përfundimisht koplikasit marrin një 3-pikësh të artë, duke u ngjitur në vendin e tretë me 9 pikë, një pikë më pak se dy skuadrat që ndajnë vendin e parë dhe të dytë të renditjes së grupit A, Mamurrasi dhe Besëlidhja.
Veleçiku – Burreli 1-0
Shënues: Banushaj 63’
Veleçiku: Hallunaj, Nikshiqi, Hotaj, Ujka, S. Pepaj, Hetaj, O. Pepaj, Banushaj (Lifja 89’), Djepaxhia (Brati 80’), Shkurtaj (Idrizi 62’), Gurishta. Trajner: V. Pepaj.
Burreli: Xhixha, Met’hasani, Qendro, Kaloshi, Mellugja, Rrapo, Myftaraj (Bruka 76′), Pirani (Hyseni 55’), Mata, Çezari, Santos. Trajner: V. Gjoni.
Gjyqtarë: O. Kuka, G. Qirici, E. Shehu (Tiranë )
Kartonë të verdhë: Gurishta / Mata
Kategoria e Parë
Java e 4-t:
Të shtunën, 25 tetor 2014:
Grupi A
Tërbuni – Besëlidhja 1-1
Shënues: Djarmati 60′(11-m.) / Malo 72′(11-m.)
Gjyqtarë: B. Pashaj, E. Doda, D. Rexha
Stadiumi “Ismail Xhemali”, Pukë
Besa – Kamza 1-1
Shënues: A. Çelhaka 63′ / F. Udoh 7′
Gjyqtarë: J. Xhaja, E. Barushi, E. Potomi
Stadiumi “Besa”, Kavajë
Mamurrasi – Ada e Velipojës 3-0
Shënues: Abraham 58′, 90’+2, Sulollari 62′
Gjyqtarë: A. Stolaj, D. Agaraj, R. Zaimi
Fusha Sportive “Adriatik”, Mamurras
Kastrioti – Iliria Fushë-Krujë 0-0
Gjyqtarë: E. Zhuli, A. Shkreta, B. Mesi
Stadiumi “Kastrioti”, Krujë
Të dielën, 26 tetor 2014:
Veleçiku – Burreli 1-0
Shënues: Banushaj 63’
Gjyqtarë: O. Kuka, G. Qirici, E. Shehu
Stadiumi “Kastrioti”, Krujë
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Mamurrasi 4 3 1 0 9-1 10
- Besëlidhja 4 3 1 0 8-1 10
- Veleçiku Koplik 4 3 0 1 5-5 9
- Tërbuni Pukë 4 2 2 0 7-4 8
- Iliria Fushë-Krujë 4 1 1 2 4-5 4
- Kamza 4 1 1 2 2-5 4
- Burreli 4 1 0 3 2-5 3
- Kastrioti 4 0 2 2 1-4 2
- Besa 4 0 4 0 4-4 4
- Ada Velipojë 4 0 0 4 0-8 0
Golashënuesit më të mirë:
Shënuesit më të mirë
2 gola: Myftaraj (Burreli); Marashi, Allamani (Besëlidhja); Çutra, Mone (Tërbuni), Banushaj (Veleçiku).
1 gol: Doçi, Ajazi, Goxhaj, Balluku (Iliria); Karapici, Lala, Fonseka (Mamurrasi); Jakupi, Malo, Xhorxheviç (Besëlidhja); Sallaku, Çelhaka, Lushkja (Besa); Tafa. Lekaj (Tërbuni); Tali (Kastrioti); Xhemalaj (Kamza)