AlbanianSport.com 07.05.2016 10:25
ASNN – Më i shpejti në provat e lira të Çmimit të Madh në Lë Mans të Francës është Horge Lorenco, kampioni i botës në fuqi i motoçiklizmit, si dhe piloti i “Jamahës”, ndërsa në seksionin e dytë e ka ndalur kronometrin në kohën 1’32”830.
Duke parakaluar kështu “Dukatin” e Andrea Janones, i cili kishte kohën 1’33”169, si dhe “Hondën” e Mark Markezit që fiksoi kohën 1’33”313. Koha e katërt i ka takuar “Jamahës” së Espargaros, që ka ndalur në 1’33”406.
Ky pilot ka qenë përpara “Dukatit” tjetër të Andrea Doviciozos, i cili kishte kohën 1’33”574. Valentino Rosi nuk ka shkuar më shumë se sa vendi i dhjetë në provat e lira me kohën 1’33”974.
Pedroza, i cili ka qenë më i shpejti në seksionin e parë të provave të lira, e ka mbyllur në vendin e tetë me kohën 1’33”748. Kampionati Botëror i Motoçiklizmit po sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.