AlbanianSport.com 06.05.2016 20:25
ASNN – Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Kujtim Shala, ka takuar sot kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, me të cilin bisedoi rreth përgatitjeve që po bëhen për pjesëmarrjen e Kosovës sivjet në Lojërat Olimpike në Rio de Zhaneiro.
Përmes një komunikate të shpërndarë për shtyp, mësohet se ata biseduan edhe rreth anëtarësimit të Kosovës në UEFA, me të cilin sporti i Kosovës po e përmbyll procesin e ndërkombëtarizmit. “Institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që të përkrahin dhe ndihmojnë sportin e Kosovës”, – ka thënë Shala.
“MKRS-ja po punon në shumë drejtime për të përmbushur standardet e kërkuara, në legjislacion dhe infrastrukturë, në mënyrë që Kosova të prezantohet sa më denjësisht në arenën ndërkombëtare”, – ka shtuar Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, gjatë takimit me Kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasanin.