Gjergj Vyshka 06.05.2016 12:05
Të dielën në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” do të zhvillohet Kupa e Shqipërisë në mundjen e lirë dhe klasike kjo për kategorinë e shkollorëve dhe para të rinjve.
Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Mundjes ndeshjet do të zhvillohen nga ora 09:00 deri në 15:00.
Ndërsa në ora 12:00 do të zhvillohet edhe ceremonia e hapjes së Kupës së Shqipërisë, ku do të nderohen edhe figura të këtij sporti ndër vite.
Gjithçka vjen pas turneut mbarëkombëtar, apo pjesëmarrjes në Kupën e Pavarësisë së Kosovës, turneun e Porecit në Kroaci, Kampionatit Evropian dhe turit kualifikues për në Lojërat Olimpike në Zrenjanin të Serbisë.
Ndaj dhe tashmë gjithçka është gati për këtë veprimtari të dytë kombëtare të mundjes shqiptare.