Gjergj Vyshka 05.05.2016 17:05
Pas gati dy vjetësh, gjyqtarët e basketbollit kanë ndryshuar uniformën e tyre. Që nga tutat mbi bluze e gjithçka tjetër ka qenë si gjithnjë e sponsorizuar nga “Sigal Uniqa Group Austria”.
Një ngjyrë portokalli që duket se ishte e pashme për gjyqtarët dhe që nuk ishte aspak keq me ngjyrat e fanellave të të dy ekipeve. Tashmë me këtë uniformë do të pajisen të gjithë gjyqtarët.
Ndërsa në Superkupën e Femrave, ndonëse Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Korab Llazani, ka këmbëngulur se kështu bëhen të gjitha finalet, është kthyer gjykimi me tre gjyqtarë.
Në finalen e Kupës së Shqipërisë, Flamurtari-Tirana 69-50, është luajtur me dy gjyqtarë (Cici-Koçi). Ndaj dhe uniformat e reja janë kthyer me tre gjyqtarë në fushë në basketbollin për femra.