Partizani / Drejtori Dervishi: Të ndëshkohet Tirana, Policia bëri “sehir”

Share Button

Partizani-Dervishi-leukoplaste-2016

AlbanianSport.com 05.05.2016 13:45

ASNN – Drejtori i Partizanit akuzon drejtuesit e Tiranës për dhunën, Dervishi: “I kam denoncuar në Polici”. Ende i tronditur për atë që pësoi. Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit, Dritan Dervishi, doli përpara kamerave një ditë pas grushteve që mori në fytyrë në derbin ndaj Tiranës. Pa u vonuar aspak tregoi se çfarë kishte bërë pas dhunimit. Më pas, ai tregon se çfarë ndodhi pasi ndeshja u mbyll në “Selman Stërmasi”.

Ndryshe nga sa mund të mendohet për Dervishin dhuna në stadiume nuk vjen nga tifozët. Ai përmend administratorin e Tiranës, Shehrin. Partizani, ndërkaq, do të kërkojë nga Federata Shqiptare e Futbollit dënimin e drejtuesve të Tiranës që u bënë pjesë e dhunës, besohet do të përpiqet marrë edhe fitoren në tavolinë, ndonëse e di se do ta ketë të vështirë.

Jehona e derbit vazhdon edhe pas ndeshjes, por këtë herë më shumë sesa për rezultatin flitet për dhunën e cila e eklipsoi lojën dhe spektaklin e dy tifozerive në “Selman Stërmasi”. Klubi i Partizanit nuk është kursyer në deklaratat post derbi dhe kërkon marrjen e masave nga FSHF. “Denoncojmë publikisht veprimet e dhunshme rrugaçërore të stafit të Tiranës”, – deklaroi zëdhënësi Olsi Ranxhi.

“Shkeljet e rënda të dokumentuara nga pamje filmike meritojnë ndëshkim sipas Kodit të Disiplinës Sportive, neni 65”, – shtoi ai. Kurse Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit, Dritan Dervishi, një nga më të prekurit e dhunës në derbi pohon se grushti ndaj tij do të hetohet nga drejtësia shqiptare. “Këtu në Shqipëri mesa kam kuptuar problemi vjen nga tribunat VIP”, – ka thënë ai.

“Policia pas ndeshjes bëri sehir, kur u godita pabesisht nga nipi i presidentit, – shtoi ai. -Kam bërë kallëzim në Komisariatin nr. 2 në kryeqytet.” Në bazë të rregullores së FSHF, Tirana si klub organizator i këtij derbi, përveç një gjobe të rende, rrezikon edhe pezullimin e fushës, ndërkohë që drejtori teknik i saj Devi Muka të pezullohet për disa javë nga aktiviteti.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh