Gjergj Vyshka 05.05.2016 12:05
Për Erdal Borovën, trajnerin e Tiranës, ky trofe në krye të bardhebluve femra është i dyti që nga momenti që ka ardhur në udhëheqje të këtij ekipi. Ka marrë Kupën e Shqipërisë, Superkupën e Shqipërisë e tashmë muzeut të tij, apo dhe të Tiranës i mungon titulli “kampion”.
Dhe për Borovën mendohet se kjo fitore do të jetë shtysë për trofeun më të madh. “Kishim nevojë për këtë trofe duke shpresuar që do të na çojë drejt titullit “kampion”, – ka deklaruar ai pas ngadhënjimit ndaj Flamurtarit. – Sigurisht që kemi një përballje të vështirë në gjysmëfinale me Goga Basket.
“Kjo, sepse jemi në vendin e tretë dhe ndeshjen e parë e kemi në fushën e tyre, – ka pohuar Borova, i cili është njëkohësisht edhe trajneri i përfaqësueses së Shqipërisë në basketboll për femra. – Unë mendoj se kemi bërë një lojë të mirë. Ju thoni “panik”, por unë do të thoja se janë gjëra të tilla që ndodhin në fund të ndeshjes sidomos tek femrat.”
“Bujari nuk doli në lojën e saj më të mirë, ndërsa shënoi vetëm 3 tripikësha nga 13 tentativa të saj. Megjithatë skuadra funksionoi mirë dhe të mundësh Flamurtarin nuk është asnjëherë e lehtë dhe duket se ishte dita e jonë”, – ka përfunduar trajneri i Tiranës së basketbollit për femra, Erdal Borova.