AlbanianSport.com 05.05.2016 11:15
ASNN – Një e moshuar 100-vjeçare në Filadelfia ka thyer një rekord botëror pasi 100-metërshin e bëri për 1 minutë e 17 sekonda.
Sipas mediave vendase, Ajda Kiling ka kaluar e para vijën e finishit të këtij turneu që zhvillohet në SHBA, duke vendosur një rekord të ri botëror për vrapuesit “shekullorë”.
Fituesja mori një përqafim nga vajza e saj Shelli, e cila ishte e lumtur për këtë rekord të vendosur nga nëna e saj që ende ka një aktivitet të mirë fizik.