Gjergj Vyshka 05.05.2016 08:45
Egzon Shala, mundësi i lirë i peshës 97 kilogram, luan në këtë fundjavë shansin e tij të fundi për të qenë i kualifikuar me normë për në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”.
Pasi ka marrë pjesë në turneun e Zrenjaninit, më 14 dhe 15 prill ndërsa u rendit i 5-ti, por dhe pasi u tërhoq nga pjesëmarrja në Ulan Bator të Mongolisë, tashmë të gjitha “bateritë” duket se i ka ruajtur për në Stamboll.
Një turne i fundit që do të zhvillohet më 6-8 maj në Stamboll dhe të gjithë e kanë vëmendjen tek Egzon Shala me shpresën se ai do ta përfaqësojë Shqipërinë me normë kualifikimi në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”.