AlbanianSport.com 04.05.2016 07:55
ASNN – Në morinë e ekipeve në taekuondo “World” që kanë qenë pjesëmarrës në turneun ndërkombëtar të Podgoricë ka qenë edhe “Top Gym Sport” e trajnerit Leo Kapri. Dhe kjo skuadër ka numëruar 7 medalje në Podgoricë, që janë 4, një argjendi dhe dy bronzi.
Nuk duhet harruar që, nën organizimin e këtij klubi dhe trajnerit Leo Kapri, të shtunën do të mbahet në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” Turneu i 5-të i Hapur i Tiranës në Taekondo World.
Në Podgoricë, katër medaljet e arit kanë ardhur nga Ada Demneri në peshën deri 53 kg për të rritura, Glikeria Quka në peshën deri në 55 kg për të reja, Julian Selenica në peshën deri në 65 kg për të rritur dhe Osvaldo Zhuzhi në peshën deri në 33 kg për fëmijë.
Ndërkohë medalja e vetme e argjendtë ka ardhur nga Ariel Rrushi në peshën deri në 68 kg për të rinj. Dhe më pas edhe dy medalje bronzi nga Noel Hasa në peshën deri në 24 kg për fëmijë, si dhe Orseld Shkalla në peshën deri në 41 kg për paratërinj.
Duhet theksuar se Ada Demneri dhe Osvaldo Zhuzhi janë shpallur dhe sportistët më të mirë në kategoritë e tyre. Tanimë, gjithçka është gati për edicionin e 5-të të “Top Tirana Open 2016”.