Pranimi i Kosovës në UEFA, politikanët e dy anëve të kufirit bëjnë “qokën”

Share Button

Kosova-Flamuri-valevitet

AlbanianSport.com 03.05.2016 19:10

ASNN – Pas votimit të UEFA-s, kanë ardhur edhe reagimet e krerëve më të lartë të shtetit në Kosovë e Shqipëri. Përmes një postimi në Facebook, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi,  ka uruar për pranimin e Kosovës në UEFA. “Tash e tutje do të luajmë në kampionate ndërkombëtare – disa lojë do t’i fitojmë, disa do t’i humbim, por kurrë më s’do të na ndalin nga fusha e gjelbër. Urime Fadil Vokrrit dhe federatës, urime lojtarëve të kombëtares sonë, urime të gjithë qytetarëve”, – ka shkruar Thaçi.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili ka qenë i pranishëm në Budapest, ka thënë se ndihet shumë i lumtur dhe krenar që Kosova sapo arriti të anëtarësohet në UEFA. “Futbolli kosovar nga sot është anëtar i familjes evropiane të futbollit, UEFA-s. Shumë shpejt edhe i FIFA-s. Kosova po përjeton një periudhë të sukseseve të jashtëzakonshme”, – shkruan ndër të tjera kreu i qeverisë së Kosovës. Edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i është gëzuar pranimit të Kosovës në UEFA, ku ka uruar të gjithë që punuan për këtë arritje të madhe. “Kosova ne UEFA! Urime vellazerore dhe nje “Big Like” gjithe atyre qe punuan per kete arritje kaq te rendesishme ‪#‎ForcaKosove”, – përfundon Rama. Urime për këtë pranim kanë ardhur edhe nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, si dhe ai i Shqipërisë, Ilir Meta. “Dita e shumëpritur e daljes së futbollit tonë nga izolimi i padrejtë dhe i tejzgjatur, më në fund erdhi. Urime të gjithëve për këtë fitore të madhe për Kosovën!”, – ka deklaruar Veseli. Ndërsa Meta e ka cilësuar anëtarësimin e Kosovës në UEFA, si një sukses historik dhe një ogur të mirë për integrimin e saj edhe në organizmat më të rëndësishëm ndërkombëtarë. Edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar me një postim të shkurtër në “Facebook” në lidhje me pranimin e Kosovës në UEFA: “Lajmi i mire dhe i gezueshem per çdo shqiptar: Federata e Futbollit e Kosoves anetaresohet ne UEFA! Urime Kosove!”, – shkruan Basha.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

AlbanianSport.com 15/03/2024 15:45 ASNN – Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 13-të të Kampionatit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh