Gjergj Vyshka 03.05.2016 13:55
Elidon Beqo, që tashmë është dhe senator në Universitetin e Sporteve në Tiranë, ka pranuar se kjo skuadër e para të rejave të Superiorit, që po vazhdon traditën e ekipeve të tjera të këtij klubi në të gjithë grupmoshat, e ka një të ardhme. “Sigurisht që na vjen mirë që në këtë kampionat të parë të basketbollit për të reja Superiori është “kampion”, – ka thënë ai.
“Është një skuadër me të ardhme, – ka vijuar ai. – Të gjitha janë lojtare të datëlindjes 2001-2003, që do të thotë se mund të punohet për të arritur më të mirën me këto vajza. Mendoj se Vllaznia ishte rivali më i denjë, por kuptohet që ne e merituam këtë titull “kampion”.” Por, sa prodhon kampionati kombëtar i basketbollit të paratërejave me vetëm 5 skuadra për kombëtaren e Nën-16-vjeçareve?
Kjo është pyetja që Sport Ekspres i ka bërë trajnerit Beqo, i cili ka thënë se nëse do të dihet të menaxhohet dhe të punohet me ato pak elementë që duhet, sigurisht që kombëtarja do të ketë të ardhme. “Me lojtaret e kampionatit, por dhe me ato që mund të vijnë nga jashtë mendoj se bëhet një kombëtare solide. Veçse duhet menaxhuar më mirë”, – ka përfunduar Beqo, ndërsa Superiori është kampionia e parë e basketbollit të para të rejave zyrtarisht në vendin tonë