Gjergj Vyshka 03.05.2016 12:25
KS Ali Demi në minifutboll është “kampionia” e zonës së Tiranës. Në finalen e luajtur dje në Sallën Kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, skuadra e Ergys Kadiut dhe Engert Bakallit ka fituar 9-5.
Në fund ka pasur dhe një reklamim nga Tirana dhe trajneri i saj Artur Angoni, ndërsa në fakt ka pasur ankesa dhe nga gjyqtarët ndaj përgjegjësit të Zonës Nr. 1 të Ligës Amatore, Agim Mone, për kushtet në të cilat vazhdon të luhet.
Që do të thotë se nuk ka ndryshuar asgjë që nga dita e parë kur ka nisur ky veprimtari para 13 vjetësh, ndërsa gjyqtarët bëhen me stres për shkak dhe të kërkesave, apo dhe presioneve nga të gjitha skuadrat.
Përtej kësaj KS Ali Demi dje ka fituar 9-5, ndërsa pritet tashmë të dorëzohet dhe kupa.