Gjergj Vyshka 03.05.2016 09:25
Sipas informacionit që ka dhënë për “Sport Ekspres” Sekretari i Përgjithshëm i kësaj Federate, Labo Çapo, në fundjavën e kaluar, xhudo shqiptare ka qenë pjesëmarrëse në një turne në Pejë. Bëhet fjalë për turneun “Xhudo për Paqen”, që është zhvilluar më 29 dhe 30 prill 2016. Delegacioni shqiptar, që ka pasur për përgjegjës Xhelil Cibakun dhe trajner Altin Përgjegjin, ka pasur 9 sportistë në përbërje.
Artur Mërturi, Jon Vrenozi, Erson Ramaj, Tobias Menga, Idajet Dollomaja, Besart Bajrami, Renato Basha, Luigj Vata dhe Aldo Lushaku. Në përfundim të kësaj veprimtarie, atje ku ka pasur një pjesëmarrje të gjerë dhe është konkurruar për 3 kategori, të cilat ishin paratërinj, të rinj dhe të rritur, Shqipëria ka marrë gjithsej 6 medalje.
E arta ka ardhur nga Luigj Vataj në kategorinë e peshës trupore deri në 66 kg në kategorinë e paratërinjve. Më pas 4 medalje të argjendta pikërisht nga Arta Mërturi në kategorinë e peshës trupore deri në 63 kg për të rritura, Jon Vrenozi tek të rriturit, në kategorinë e peshës trupore deri në 73 kg. Më pas medalje argjendi edhe për Idajet Dollomaja tek të rriturit, në kategorinë e peshës trupore deri në peshën 81 kg.
Dhe medalja e fundit ka qenë e bronztë për Aldo Lushakun tek të rriturit në kategorinë e peshës trupore deri në 73 kg. Sipas Çapos, kjo veprimtari ka shërbyer edhe si një garë kontrolli e mirë për sportistët, të cilët do të jenë pjesëmarrës në garat e ardhshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Kështu, veprimtaritë më të afërta të xhudos shqiptare janë Kupa e Shqipërisë dhe Kampionati Ballkanik për Paratërinjtë në Kikinda në Serbi.