AlbanianSport.com 02.05.2016 12:30
ASNN – Sportistët e Dinamo Taekondo bënë një paraqitje të shkëlqyer në turneun e hapur në Podgoricë, ku të 4 anëtarët e kësaj skuadre morën medalje. E gjithçka ka ardhur nën drejtimin e trajnerit Elvis Vulka, ndërsa sportistët kryeqytetas treguan një përgatitje të mirë dhe formë optimale.
Turneu i Hapur Ndërkombëtar “International Podgorica Open 2016” në sportin e Taekuondosë, në versionin “World” ishte një veprimtari që u zhvilluar ditët e fundit dhe që mblodhi mbi 200 sportistë nga i gjithë rajoni.
Dhe sportistët e Dinamo Taekuondo bënë një paraqitje shumë të mirë, ku të 4 anëtarët e kësaj skuadre morën medalje. Një ekip që konfirmohet si ndër më të mirët në vendin tonë në sportin e taekuondosë duke arritur rezultate si në Shqipëri, ashtu dhe veprimtarë ndërkombëtare.
Nën drejtimin e trajnerit Elvis Vulka, sportistët e ekipit kryeqytetas treguan një përgatitje të mirë dhe një formë optimale, çka vërehet në rezultatet e arritura. Në kategorinë të rinjve, kampioni i vendit, Mario Noka, mori medaljen e artë në kategorinë e peshës trupore deri në 59kg, duke i fituar të gjitha duelet.
Tek të rriturut, Ilir Tafa mori medaljen e argjendit në kategorinë e peshës trupore deri në 74 kg, duke u mundur vetëm në finale. Dy medaljet e tjera të ekipit dinamovit erdhën nga Gerald Asqeriu në kategorinë e peshës trupore mbi 87kg, dhe nga Amarildo Gashi në kategorinë e peshës trupore deri në 63 kg, të dy në kategorinë e të rriturve.