Gjergj Vyshka 01.05.2016 19:50
Ndeshja AAS-Dajti nuk ka përfunduar. Sepse në epërsinë e e vendaseve 2-0 në të 55-ën minutë, është goditur gjyqtarja e lojës nga një prej futbollisteve të Dajtit.
Gjithçka ka ndodhur në pjesën e dytë, ndërsa portierja e Dajtit, Malvina Çaushllari, ka goditur me grushte gjyqtaren e ndeshjes, elbasanase Emanuela Rrusta.
Gjë që e ka bërë të pamundur vazhdimin e lojës. Tashmë do të jenë organet disiplinore të Federatës Shqiptare të Futbollit, të cilat do të shqyrtojnë rastin në fjalë.
Një rast ky që është i rëndë për futbollin e femrave në Shqipëri. Dhe nuk është se ndodhin për herë të parë, ndërsa në këtë fund sezonit gjëra të tilla duken të tepruara
Kampionati Kombëtar
i Futbollit – Femra
Java e 17-të
(30 prill 2016)
Të shtunën:
Vllaznia – Juban Danja 4-1
The Door – Teuta 3-0
Apolonia – Kinostudio 1-1
Skënderbeu – Tirana AS 1-1
AAS – Dajti 2-0 (e ndërprerë në minutën e 55-të)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Vllaznia 17 17 0 0 130-2 51
- Kinostudio 17 11 2 4 89-30 35
- Tirana AS 17 11 3 3 74-25 36
- Apolonia 17 10 3 4 66-21 33
- The Door 17 10 3 4 49-29 33
- Juban Danja 17 7 2 8 43-34 23
- Skënderbeu 17 7 1 9 35-53 22
- Teuta 17 2 0 15 13-87 6
- AAS 16 2 0 14 13-107 6
- Dajti 16 0 0 16 4-139 0