AlbanianSport.com 01.05.2016 18:00
ASNN – Flamurtari në basketboll për meshkuj e ka humbur ndeshjen e fundit në fazën e katërt me Vllazninë në Vlorë, ndërsa tanimë skuadra vlonjate është duke menduar për sfidën e “play-out”-it, që do të luajë për të qëndruar në Superligë, ndërsa do të ketë përballë Superiorin.
Ka qenë një ndeshje që ka folur për shkodranët, të cilët ishin më superiorë ndaj Flamurtarit, ndërsa nuk i kanë dhënë asnjë mundësi vlonjatëve për të reaguar. Shkodranët krijojnë një diferencë prej 12 pikësh që në periodën e parë, të cilën e kanë fituar 24-12.
Më pas, Flamurtari luan mirë dhe e ka fituar pjesën e dytë 18-13, por vetëm sa ka ngushtuar humbjen, e cila tashmë është 30-37. Menjëherë pas pushimit, Vllaznia tregohet e pamëshirshme ndaj Flamurtarit, duke mbyllur çdo hipotezë dhe realizuar plot 27 pikë kundrejt vetëm 6 të vlonjatëve.
Perioda e 4-t ka qenë vetëm për statistikë dhe me gabime të shumta nga të dyja skuadrat. Përfundimisht Vllaznia merr një fitore të lehtë dhe të pritshme në Vlorë.
Flamurtari – Vllaznia 42-71
(12-24, 18-13, 6-27, 6-7)
Flamurtari: Kaso, Toska, Dede, Beko, Sotiri / Gani, Todi, Bacaj, Nuredini. Trajner: V. Birçe
Vllaznia: Bërdica, Bekteshi, Taraboshi, Alen, Rashketa / Tinaj, Arra, Ndoja, Shabani, Da. Lekndreaj, Do. Lekndreaj. Trajner: B. Gjeçaj
Gjyqtarë: O. Kasmi, A. Bejko (Tiranë), G. Basho (Shkodër)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 20-të
(29-30 prill 2016)
Të premten:
Kamza Basket – Teuta 79-71
Të shtunën:
Flamurtari – Vllaznia 42-71
Tirana – Partizani 76-60
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Kamza Basket 20 18 2 1457-1197 38
- Vllaznia 20 16 4 1445-1229 36
- Tirana 20 13 7 1543-1304 33
- Teuta 20 9 11 1485-1428 29
- Flamurtari 20 3 17 1097-1606 23
- Partizani 20 1 19 1225-1478 21
Faza e “play-off”-it
për titullin “kampion”
Gjysmëfinalet:
Kamza Basket – Teuta
Vllaznia – Tirana
Shënim: 3 takimet luhen më 11, 14 dhe 18 maj 2016, kjo e fundit nëse do të jetë e nevojshme