(Video) Talentet shqiptare në Greqi, një realitet i prekshëm futbollistik

Share Button

Brikena-Greqi-2016

AlbanianSport.com 01.05.2016 17:05

ASNN – Klubet greke kanë hapur dyert për futbollistët e talentuar shqiptarë, duke filluar nga moshat e deri në ekipet e para. Ata janë përshtatur mjaft mirë me kushtet dhe rregullat e klubeve ku bëjnë pjesë. Kontributi i tyre në ecurinë e klubeve greke është për t’u admiruar dhe vlerësuar. Materiali në vijim është përgatitur nga gazetarja Brikena Kuka e Departamentit të Aktualitetit në Radio-Televizionin Shqiptar, me kamera të Ogert Pezës dhe montazh të Flora Bundos.

 

Athina mijëra vjeçare numëron sot më shumë se 5 milion banorë. Midis tyre prej më shumë se 25 vitesh ndodhen mijëra shqiptarë që emigruan në vendin fqinj pas viteve 1990-të për një jete me te mire. Shumica kanë ardhur të rinj. Ketu jane rritur, janë martuar dhe kanë krijuar familjet e tyre. Ata kanë dëshirat dhe ëndrrat e tyre. Më se shumti femijet e tyre.

E midis endrrave ata kanë zgjedhur futbollin. Ndoshta ata janë shqiptaret me shume te integruar ne Greqi. Klubet greke kanë hapur dyert për talentet shqiptare të futbollit. Shumica e tyre thonë se, vertet luajnë për ngjyrat e ekipeve greke, por thelle në zemër janë kuqezinj. Klubi legjendar i Olimpiakosit me një histori të lavdishme në futbollin grek, ka hapur dyert për dhjetëra fëmijë të talentuar shqiptarë.

Me një projekt bashkëkohor, me kushte mjaft të mira stërvitje, futbollistët luajnë futboll me dëshirë në këtë klub. Nën kujdesin e 5 trajnerëve për çdo grupmoshë fillon stërvitja sipas një plani të përcaktuar më parë. Astrit Rama dhe Eduart Daka janë dy futbollistë shqiptarë që luajnë me Nën-15-vjeçarët, ndërsa Rezart Rama me Nën-16-vjeçarët të Olimpiakosit. Në skuadër ata luajnë me futbollistë grekë me te cilet kalojne shume mire.

Në ekipin e Nën-17-vjeçarët të Olimpiakosit luan Stefan Abara, i cili te habit me shqipen e tij te kulluar. Mbrojtësi i Olimpiakosit është pjesë e përfaqësueses së Nën-17-vjeçarët të Shqipërisë. Po në këtë grupmoshë, në rolin e portierit është Dhimitër Nika. Shtatlarti i portës së Olimpiakosit thote se gezon respekt nga koleget e tij. Te Nën-19-vjeçarët e skuadrës greke ndodhen 3 lojtarë të talentuar shqiptarë, të cilët janë të padiskutueshëm në formacionin kryesor.

Ardit Toli, tashmë një lojtar profesionist, tregon për kushtet dhe mënyrën se si stërviten te Olimpiakosi. Arditi luan me përfaqësuesen kuqezi të Nën-19-vjeçarëve dhe dëshiron të vazhdojë më tej në kombëtaret shqiptare. Mbrojtësi 19 vjeçar flet me mjaft optimizëm për atmosferën që ekziston në skuadër. I lindur në Berat, por i ardhur në Athinë në moshë tepër të vogël, Marius Vrusaj flet me pak vështirësi në shqip.

Mario është 18 vjeç dhe luan mesfushor. Ai pranon se do t’i ndjekë me shumë dëshirë ndeshjet e Kombëtares së madhe në finalet e Euro 2016. Dhe do të dëshironte një ftesë për të luajtur në kombëtaret e moshave për kuqezinjtë. Ndërkohë, Qazim Laçi është një nga talentet shqiptare të futbollit që është përshtatur mjaft mirë në ekipin e të rriturve të Olimpiakosit.

Ai është tashmë një futbollist profesionist dhe ka patur edhe ofertat e para për të luajtur në skuadra të tjera evropiane por asgjë nuk është konkretizuar ende. Duke parë talentin e tij që spikat mbi lojtarët e tjerë të skuadrës, ai me modesti pranon se nuk ka fare probleme me shokët e skuadrës. Laçi është pjesë e përfaqësueses së Nën-21-vjeçarëve të Shqipërisë dhe luajti në dy ndeshjet e fundit me kuqezinjtë.

Ai është i bindur se nëse vazhdojnë me këtë ritëm, Nën-21-vjeçarët e Shqipërisë mund të kualifikohen për në fazën finale të Evropianit të kësaj grupmoshe. Laçi është krenar që kombëtarja e madhe kuqezi është kualifikuar për në “Francë 2016”. Ai me shumë dëshirë thote se pret një ftesë nga De Biazi për të qenë atje. Një figurë e shquar e futbollit shqiptar është prej vitesh pjesë e stafit drejtues të ekipeve të moshave te Olimpiakos.

Foto Strakosha, ish-portieri legjendar I kombëtares shqiptare, tashmë kryen disa detyra të rëndësishme në klubin grek. Me shumë krenari ai flet për të ardhmen e djemve shqiptarë që stërviten me ekipet e moshave në këtë klub. Kombëtarja shqiptare për herë të parë në histori është kualifikuar për në fazën finale të Kampionatit Evropian. Si e përjeton Strakosha këtë ngjare të madhe të futbollit shqiptar?

Edhe te Panionios një skuadër tjetër e kampionatit helen, luajnë shumë futbollistë shqiptarë. Të paktën 3-4 shqiptarë luajnë në çdo grupmoshë edhe këtu. Armando Xhaferi, Aleksandër Bimaj dhe Dionis Gjini tregojnë se  janë përshtatur shumë mirë me lojtarët grekë. Ata janë krenarë për arritjen e kombëtares së madhe në finalet e “Euro 2016”.

Teksa shikojmë ndeshjen e kampionatit për Nën-15-vjeçarët midis skuadrave Panathinaikos dhe Panionios, në shkallët e fushës së futbollit ndodhen edhe mjaft prindër të futbollistëve shqiptarë që luajnë me të dyja skuadrat. Ata janë të kënaqur me trajtimin që iu bëhet fëmijëve të tyre në skuadrat greke, si nga stafi drejtues ashtu edhe nga shokët e ekipit.

Vangjel Tavo, i cili prej më shumë se 20 vitesh është përzgjedhësi i talenteve shqiptare në Greqi, është prezent në çdo ndeshje ku luajnë futbollistë shqiptarë, duke filluar nga 8 vjeç e deri në 18-19 vjeç. Me modesti por edhe me krenari, menaxheri Tavo pranon se numri i futbollistëve shqiptarë që ka përzgjedhur deri tani është i madh. Edhe Tavo pranon se midis lojtarëve greke dhe atyre shqiptarë nuk ka dallime, pasi edhe politikat e klubit janë të tilla që nuk lejojnë diferencime.

Edhe klubet e tjera të kampionatit helen kanë në përbërje futbollistë të talentuar shqiptarë, të cilët janë përshtatur mjaft mirë me kushtet dhe rregullat e klubeve të tyre. Kontributi i tyre në ecurinë e klubeve greke është për t’u admiruar dhe vlerësuar.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh