AlbanianSport.com 01.05.2016 12:30
ASNN – Ardhmëria Basket është shpallur kampione e Kategorisë së Parë në Elbasan, teksa ka fituar ndeshjen e fundit ndaj skuadrës vendëse 67-46.
Në ceremoninë përmbyllëse kupa e kampionit për skuadrën e Afrim Bilalit është dorëzuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Korab Llazani, si dhe anëtari i Komitetit Drejtues, Edmond Biçoku.
Pjesa e parë u mbyll 9-14 për miqtë, ndërsa e dyta 17-16 për vendësit, por në pushim ka qenë përsëri Ardhmëria Basket e cila ka kryesuar 26-30.
Në të tretën vijon dominimi i miqve nga kryeqyteti, pasi fitoi 6-19. Edhe e katërta foli më mirë për miqtë, e cila u mbyll 14-18 dhe krejt takimi u mbyll 46-67.
ELBASANI – ARDHMËRIA BASKET 46-67
(9-14, 17-16, 6-19, 14-18)
ELBASANI: Biçoku, Leka, Mata, Koçiasi, Guxha / Isufi, Musta, Balliu. Trajner: B. Sinani
ARDHMËRIA BASKET: Shahini, Merkaj, Allaraj, Brari, Beliu / Qehjajaj, Çemeta, Latifi, Seferi, Ferra, Gjoka, Rakaj. Trajner: A. Bilali
GJYQTARË: J. Gokaj, H. Trajer (Shkodër)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kategoria e Parë
Java e 20-të
(30 prill-1 maj 2016)
Të shtunën:
Elbasani – Ardhmëria Basket 46-67
Superiori pushim
Të dielën:
Tirana Eagles – Skënderbeu ora 14:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Ardhmëria Basket 16 14 2 1133-762 30
- Superior 16 13 3 1147-852 28
- Elbasani 16 8 8 1143-1080 24
- Skënderbeu 15 3 12 823-1070 18
- Tirana Eagles 15 2 13 738-1093 17
“Play-out”-i midis Superligës
dhe Kategorisë së Parë
Flamurtari – Superiori
Shënim: 3 takimet luhen më 11, 14 dhe 18 maj 2016, kjo e fundit nëse do të jetë e nevojshme