AlbanianSport.com 30.04.2016 21:30
ASNN – Skënderbeu dhe Partizani vijojnë me të njëjtin ritëm në kërkim të titullit “kampion”, duke mundur përkatësisht Bylisin dhe Tërbunin. Diferenca mbetet e njëjtë midis dy rivaleve, me skuadrën korçare në krye. Nga ana e tij, Skënderbeu fitoi 3-0 sfidën e luajtur në Korçë me Bylisin.
Hamdi Salihi dhe Xhejms Adeniji (dy) ishin autorët e golave në suksesin e javës së 32-të. Ndërkohë, Xhevahir Sukaj udhëhoqi Partizanin në fitoren 4-0 me Tërbunin, ku sulmuesi shkodran shënoi 3 gola në takimin e zhvilluar në “Qemal Stafa”.
Ndeshjen e ardhshme Partizani do të ta ketë me Tiranën. Ndërkohë, më herët, Laçi largon disi frikën duke arritur një fitore ndaj Vllaznisë, që e largon pak nga zona e rënies nga kategoria.
Takimi i zhvilluar në fushën e kurbinasve përfundoi me rezultatin 3-2. Një humbje kjo për Vllazninë që e vendos ende në diskutim mbijetesën. Kështu, Partizani dhe Skënderbeu nuk lëshojnë pé.
Dy skuadrat që garojnë për titullin kampion këtë sezon shkatërruan në javën e 32-të rivalët përkatës. Kryeqytetasit fituan në Tiranë me rezultatin 4-0 ndaj Tërbunit, ndërkohë që korçarët mposhtën 3-0 në fushën e tyre Bylisin.
Me dy fitoret përkatëse, renditja për kreun e Kategorisë Superiore nuk ndryshon. Skënderbeu kryeson me 72 pikë, ndërsa Partizani ndjek me 70. Javën e ardhshme, korçarët do të presin Laçin, ndërsa në kryeqytet luhet derbi Tirana-Partizani.
Në ndeshjet e tjera të së shtunës, pas tri humbjeve radhazi, Laçi është kthyer tek fitorja dhe këtë e ka bërë në shtëpi në sfidën përballë Vllaznisë. Shkodranët kaluan të parët në epërsi me Antonio Markun, që në minutën e 15-të.
Por kurbinasit reaguan 7 minuta më vonë me Nimanin. Cetkovic në minutën e 29-të vulos rezultatin 2-1 të pjesës së parë. Në të dytën Nimani gjen sërish rrjetën, ndërsa në minutat e fundit, goli i Pjeshkës shërben vetëm për statistikë për shkodranët.
Tri pikët e marra largojnë kurbinasit nga ujërat e turbullta të fundit të tabelës së renditjes, duke lënë në këtë “valle”, kur duhen edhe katër javë nga fundi i kampionatit, Vllazninë, Bylisin dhe Flamurtarin.