Gjergj Vyshka 30.04.2016 16:55
Luiza Gega do të jetë ajo që do të mbajë flamurin në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike të Rio de Zhaneiros, që do të zhvillohen nga 5, deri më 21 gusht 2016 në Brazil.
Ky është një prej vendimeve të marra nga Komiteti Olimpik Kombëtar në mbledhjen e Komitetit të tij Drejtues, duke e shpjeguar këtë vendim me faktin që Luiza Gega është sportistja që ka shënuar rezultatet më të larta në sportin shqiptar.
Shqipëria në këtë edicion të Lojërave Olimpike do të ketë pjesëmarrjen më të ulët sa i përket numrit të sportistëve, gjë që nuk ndodhte qe nga viti 2000 në Lojërat Olimpike të Sidneit në Australi.