AlbanianSport.com 30.04.2016 16:00
ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka bërë të ditur se tashmë është zyrtarizuar që ndeshja miqësore e fundmajit, midis Shqipërisë dhe Katarit, do të luhet në stadiumin e qytetit të Hartbergut në Austri.
Sipas FSHF-së, Stadiumi i Hartbergut, i cili më shumë njihet për organizimin e veprimtarive kulturore, është i gatshëm të presë deri në 6 mijë tifozë. Po kështu, tashmë kanë dalë në shitje edhe biletat të cilat mund të porositen nëpërmjet Internetit.
Biletat kushtojnë 25 euro nëse dëshirojnë të uleni, ndërsa 15 euro për ata që do të qëndrojnë në këmbë. Ndeshja e 29 majit do të jetë miqësorja e dytë në histori me Katarin, pas asaj të luajtur në maj të vitit 2012.
Më pas, Kombëtarja do të udhëtojë drejt Italisë dhe, më 2 qershor 2016, do të zhvillojë miqësoren e dytë kundër Ukrainës, në stadiumin “Atleti Axurri” të Bergamos. Më datë 6 qershor 2016, Kombëtarja niset nga Italia për në Peró Girrek të Francës, ku do të jetë rezidenca kuqezi për Evropianin e Francës.