Minifutboll / Liga Universitare mbyll edicionin e dytë, kthehet në traditë

Share Button

Minifutboll-Liga-Universitare-grup-foto-2016

Gjergj Vyshka 29.04.2016 20:50

Mario Moçka lojtari më i mirë i turneut, kurse Universiteti Epoka është fituesi i finales së vogël për vendet 3 dhe 4, duke merituar dhe Kupën “Fair-Play”. Nën moton ”Për sportin si një vlerë e shtuar”, Shoqata Sportive e Minifutbolli Shqiptar organizoi edicionin e 2-të të Ligës Universitare. Me dashamirës të sportit prezent në sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet është mbyllur ky edicion i dytë, i cili ka qenë një turne i hapur në futbollin e sallës, ndërsa kanë marrë pjesë Universitetet Publike e jo publike.

Sepse qëllimi i veprimtarisë ka qenë jo vetëm nxjerrja në pah të anës akademike, por edhe asaj sportive në kampuset universitare. Universiteti i Tiranës është shpallur fitues i edicionit të dytë të Ligës Universitare 2016. Skuadra e drejtuar nga një prej trajnerëve të njohur të arenës kombëtare të futbollit, Ilir Spahiu, që përfaqësonte Universitetin e Tiranës ka mundur 11-4 në finale përfaqësuesen e Universitetit Bujqësor Kamëz, një skuadër e sapoformuar, por me një të ardhme të mirë.

Një pjesë e parë e balancuar, e cila është mbyllur në barazim 3-3. Në pjesën e dytë eksperienca e trajnerit Spahiu dhe e lojtarëve titullarë si Vatnikaj dhe Moçka bënë diferencën duke e thelluar më tej rezultatin ne shifrat 11-4. Kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi, Presidenti i KOKSH, Viron Bezhani, përfaqësuesi i “Macron” në Tiranë, Sokol Hasani, ishin figurat e njohura që morën pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për të dy skuadrat finaliste.

Kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi e përgëzoi Presidentin e Shoqatës Sportive të Minifutbollit Shqiptar, Klodian Kadiu, për nismën dhe gjithashtu shtoi se rinia ka më shumë nevojë për sport dhe për aktivitete të tilla gjithëpërfshirëse. Lojtari më i mirë i këtij turneu u shpall kapiteni i Universitetit të Tiranës, Mario Moçka. Finalja e vogël për vendin 3-4 u fitua nga Universiteti Epoka, që mori njëkohësisht dhe Kupën e lojës së ndershme.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Tirana siguron titullin e 12-të “kampion” 3 java para përfundimit të sezonit

Tirana siguron titullin e 12-të “kampion” 3 java para përfundimit të sezonit

AlbanianSport.com 13/03/2024 21:10 ASNN – Tirana, “kampione” e futbollit të sallës. Kurorëzohet

Mbyllet java e 8-të, Tirana & Partizani rikthehen te fitorja, pritet derbi

Mbyllet java e 8-të, Tirana & Partizani rikthehen te fitorja, pritet derbi

AlbanianSport.com 07/03/2024 22:45 ASNN – Kampionati Kombëtar i Futbollit të Sallës, mbyllet java

Mbyllet java e 7-të, fitojnë dy udhëtueset, por Tirana mbetet e shkëputur në krye

Mbyllet java e 7-të, fitojnë dy udhëtueset, por Tirana mbetet e shkëputur në krye

AlbanianSport.com 28/02/2024 16:45 ASNN – Kampionati Kombëtar i Futbollit të Sallës, Tirana pëson

ATS kryeson i vetëm në grupin A, Dajti merr vendin e parë në grupin B

ATS kryeson i vetëm në grupin A, Dajti merr vendin e parë në grupin B

AlbanianSport.com 24/02/2024 20:35 ASNN – Turneu “FSHF Sunday League” në formatin 9×9 ka dhuruar

(Video) ATS-ja triumfon në finale & shpallet “kampione” e zonës së Tiranës

(Video) ATS-ja triumfon në finale & shpallet “kampione” e zonës së Tiranës

AlbanianSport.com 22/02/2024 14:55 ASNN – ATS 5×5 ia doli mbanë të triumfonte në sfidën finale

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh