AlbanianSport.com 29.04.2016 17:10
ASNN – Forumi i Trashëgimisë Kulturore ka reaguar dje në lidhje me projektin për ndërtimin e stadiumit të ri kombëtar në kryeqytet:
“Sot (dje), Kryeministri Edi Rama i quajti “qorra” të gjithë shqiptarët, që kanë vërejtje rreth projektit të stadiumit të ri, projekt të cilin për më tepër nuk e ka parë askush përveç tij.
Mbetemi në pritje që institucionet shtetërore (dhe jo personat privatë që do ndërtojnë aty) të japin shpjegime rreth problematikës së mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe historike.
Në pritje që Bashkia e Tiranës të organizojë një seancë dëgjimi dhe këshillimi publik rreth këtij projekti.
Në pritje që Ministria e Arsimit dhe Sportit të shpjegojë se pse shteti shqiptar po heq dorë nga investimi më i rëndësishëm në 100 vjet për sportin, duke ia lënë në dorë një privati.”