Gjergj Vyshka 28.04.2016 23:55
Atletika shqiptare bëhet gati për të zhvilluar dy veprimtaritë e radhës. Bëhet fjalë për ditën e kërcimeve, një veprimtari që zakonisht është zhvilluar në Stadiumin “Loro Boriçi”, por që për shkak të punimeve në impiantin e stadiumit të Shkodrës është zhvendosur në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” në kryeqytet.
Dhe më pas më 11 dhe 12 maj do të zhvillohet Kampionati Kombëtar i Të Rinjve, i cili do të jetë përsëri i ndarë mes Tiranës dhe Elbasanit. Sepse, siç shpjegon dhe Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Atletikës, Nikolin Dionisi, kërcimi së larti dhe hedhja e çekiçit do të bëhet në kryeqytet.
Pikërisht në këndin e hedhjeve në kodrat e Liqenit, si dhe në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”. “Sepse ka kosto dhe zhvendosja e dyshekut, apo dhe e kafazit në Elbasan, ndërsa çekiçi dëmton fushën, por dhe ndonjë spektator. Kështu që vendosëm t’i dërgonim në Tiranë”, – ka përfunduar Dionisi, kurse kështu atletika shqiptare është në prag të dy veprimtarive kombëtare të radhës.
Dita e kërcimeve
(5 maj 2016)
Programi i garave:
Meshkuj
Ora 16:00 Kërcim së gjati
Ora 16:30 Kërcim së larti
Ora 17:10 Kërcim Trehapësh
Femra
Ora 16:40 Kërcim së gjati
Ora 17:10 Kërcim së larti
Ora 17:40 Kërcim Trehapësh
Kampionati Kombëtar
i Atletikës për Të Rinj
(11-12 maj 2016)
Programi i garave:
Meshkuj
Ora 10:15 Hedhje disku
Ora 11:00 110 m/p
Ora 11:00 Hedhje çekiçi
Ora 11:30 Hedhje gjyle
Ora 11:30 400 m/p
Ora 11:50 100 m (Bateria 1)
Ora 12:05 100 m (Bateria 2)
Ora 12:10 100 m (Bateria 3)
Ora 12:15 100 m (Bateria 4)
Ora 12:30 Kërcim së larti
Ora 12:30 Hedhje shtize
Ora 12:35 400 m
Ora 12:50 3000 m
Ora 12:55 200 m
Ora 13:25 1500 m
Ora 13:50 5000 m
Ora 14:10 800 m
Ora 14:20 4×100 m
Ora 14:40 4×400 m
Femra
Ora 10:45 Hedhje disku
Ora 10:45 100 m/p
Ora 11:30 Hedhje çekiçi
Ora 11:45 400 m/p
Ora 12:00 Hedhje gjyle
Ora 12:20 100 m (Bateria 1)
Ora 12:25 100 m (Bateria 2)
Ora 12:30 100 m (Bateria 3)
Ora 12:40 400 m
Ora 12:50 3000 m
Ora 13:00 200 m
Ora 13:00 Kërcim së larti
Ora 13:00 Hedhje shtize
Ora 13:40 1500 m
Ora 14:15 800 m
Ora 14:25 4×100 m
Ora 14:45 4×400 m