AlbanianSport.com 28.04.2016 22:05
ASNN – Kombëtarja shqiptare e futbollit ka tashmë një sponsor të ri. Kompania e sigurimeve ““SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” është partneri i ri zyrtar i kuqezinjve për një periudhë 2-vjeçare, 2016-2018. “SIGAL UNIQA” do të paguajë edhe siguracionet shëndetësore për futbollistët e Kombëtares, Kategorisë Superiore dhe gjyqtarëve të tyre, kombëtareve të moshave, meshkuj dhe femra.
Kompania “SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” do të jetë sponsori i ri zyrtar i Kombëtares shqiptare të futbollit. Përveç kësaj, kjo kompani do të paguajë për dy vitet e ardhshme siguracionet shëndetësore të futbollistëve të të gjitha ekipeve kombëtare, duke filluar nga moshat, meshkuj dhe femra, Kategorinë Superiore dhe gjyqtarëve të tyre, futbolli i sallës dhe minifutbolli.
Presidenti i kompanisë së sigurimeve “SIGAL UNIQA”, Avni Ponari shpreson që kjo marrëveshje të jetë fatsjellëse për kombëtaren kuqezi në fazën finale të Kampionatit Evropian “Francë 2016”. Marrëveshja e sponsorizimit dhe siguracionet shëndetësore të futbollistëve të Kombëtares, Kategorisë Superiore dhe të gjithë kombëtareve të tjera meshkuj dhe femra u nënshkrua nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, dhe presidenti i “SIGAL UNIQA Group AUSTRIA”, Avni Ponari.