Gjergj Vyshka 27.04.2016 11:15
Nisja është e vrullshme për vendëset e Hungarisë, të cilat në minutën e 5-të, kanë kaluar në anë të Vago Fanit, e cila ka kthyer në gol një 11-metërsh të fituar nga Zagorje Bernadet. Vetëm 11 minuta më pas një tjetër 11-metërsh për Hungarinë, pas një prekje të topit në dorë, dhe Vago nuk fal.
E njëjta lojtare do të shënonte dhe në të 26-ën dhe në të 43-ën minutë për ta mbyllur pjesën e parë 4-0. Në pjesën e dytë, në minutën e 50-të ka shënuar Raç dhe në të 77-ën Kajan. Në përfundim të ndeshjes trajneri i Hungarisë, Marko Edina, do të shprehej i kënaqur.
“Ia ka arritur qëllimit si ndeshje, ndërsa kemi qenë në gjendje për ta vënë përpara kundërshtarin që në fillim, – ka thënë ai. – Shpresoj që të mos i kemi harxhuar të gjithë “fishekët”, por të kemi ruajtur diçka edhe për përballjen tonë me Turqinë në qershor të këtij vit.”
“Deri atëherë do të kemi dhe një ndeshje miqësore me Bosnje-Hercegovinën, atje ku shpresojmë që të rregullojmë dhe të përmirësojmë gabimet tona. Ne do të kërkojmë të luajmë më shpejt dhe ritëm më të lart, sidomos ndaj Turqisë, e shpresoj që nga kjo ndeshje të jemi në vazhdim në të tillë nivel”, – ka përfunduar trajneri i Hungarisë.
Hungari – Shqipëri 6-0
Shënuese: Vago Fani 5’(11-m.), 16’(11-m.),
26’, 43’, Racz 50’, Kajan 77’