AlbanianSport.com 26.04.2016 16:15
ASNN – Ashtu, urtë e butë dhe pa iu ndjerë zërin, siç është edhe vetë si njeri, ai ka shkruan historinë e futbollit atje larg, në brigjet e Kaspikut, e për më tepër, me një skuadër që vjen nga një zonë e njohur ndërkombëtarisht për konfliktet e vazhdueshme, siç Nagorni-Karabak.
Ansi Agolli është bërë i huaji me më shumë ndeshje tek skuadra më e mirë e Azerbajxhanit, Karabaku. Në moshën, 33-vjeçare është në kohën e duhur për të vendosur rekorde. Ansi Agolli është tashmë lojtari i huaj me më shumë ndeshje për skuadrën e tij, Karabak të Azerbajxhanit.
Mbrojtësi i majtë i kombëtares, ish-lojtar i Tiranës, arriti numrin e 228 takimeve me fanellën e kampionëve, në përballjen e kësaj fundjave ndaj Interit të Bakusë. Interesant fakti që rekordin e mëparshëm e mbante po një shqiptar, ish-mbrojtësi tjetër i kombëtares, shkodrani Admir Teli.
Agolli, që është në formë shumë të mirë pavarësisht moshës, po i afrohet titullit të 3-të “kampion” radhazi. Jo më kot ai luan me skuadrën më të mirë të Azerbajxhanit, ndërsa skuadra e tij është bërë një kliente e rregullt e Kupave të Evropës, si në fazën eliminatore, ashtu edhe në grupe.