AlbanianSport.com 26.04.2016 14:35
ASNN – Izmir Smajlaj dhe Maria Stillo më të mirët e Kupës së Shqipërisë, ndërsa në “Elbasan Arena” janë zhvilluar dhe garat e hedhjeve, si dhe e kërcimit së larti. “Pjesëmarrja ka qenë e kënaqshme dhe e rëndësishme për këtë veprimtari është se kishim edhe dy personalitete nga Kosova, siç është presidenti Sulejmani dhe Abdurrahman Shkodra”, – ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Atletikës, Nikolin Dionisi.
“Pjesëmarrësit ishin të motivuar, edhe pse koha ishte e keqe, – ka vijuar ai. -Falënderojmë drejtorinë e Stadiumit “Elbasan Arena” për kushtet e krijuara. Nga kjo veprimtari presim që dy sportistët më të mirë tanët të shkojnë në Kampionatin Evropian në Amsterdam. Kemi qenë të motivuar si federatë për t’u krijuar kushte sportistëve dhe trajnerëve.”
Tashmë pritet që shpejt të zhvillohen dhe kampionati kombëtar i të rriturve dhe të rinjve, pa harruar dhe Kupën e Nderimit të Figurave