Gjergj Vyshka 26.04.2016 13:45
Trajneri Hasan Gurabardhi, edhe pse skuadra e tij, Barleti Volej kryeson 2-0 në finalet e “play-off”-it, ende nuk e quan të përfunduar sfidën për titull. “Kemi pasur Zotin me vete që kemi fituar një ndeshje thuajse të humbur”, – ka pohuar ai.
“Ia dedikoj formës fizike të lojtareve, të cilat kanë përballuar një sfidë të lodhshme e pse jo rraskapitëse, – ka vijuar ai. Është dhe meritë e kundërshtarit, që ka luajtur një nga ndeshjet e saj më të mira.”
“Për mua nuk ka përfunduar asgjë, sepse është sfidë e hapur deri në fund”, – përfundon Gurabardhi. Ndërkohë, më tej duket se Barleti Volej do të vijoj të luajë pa Thakën, e cila ka bërë një dëmtim në kavilje, që me shumë gjasa e ka përfunduar sezonin.
“Shpresojmë që të enjten të bëjmë një tjetër lojë të mirë”, ka përfunduar Gurabardhi.