AlbanianSport.com 26.04.2016 07:55
ASNN – Tirana dhe Vllaznia janë fituesit e Kupës së Shqipërisë në Atletikë për Të Rritur, e cila është zhvilluar në pistën e stadiumit “Elbasan Arena”. Në këtë veprimtari kanë marrë pjesë ekipet e Tiranës, Vllaznisë, Skënderbeut, Teutës, Dinamos, Partizanit, Elbasanit, Mjeshtëria Sportive Durrës dhe Dinamo 2010. Në pistë kanë zbritur në total 149 atletë, teksa ishin 104 meshkuj dhe 45 femra.
Ndërkohë në këtë veprimtari, e cila në radhë është aktiviteti i pestë, kanë marrë pjesë edhe 36 atletë nga Kosova. Por numrin më të madh të sportistëve e ka sjellë Mjeshtëria Sportive Durrës, që përtej moshës së re të sportistëve, ka sjellë në pistën e “Elbasan Arenës” plot 45 atletë. Ndërkohë për femra pas Tiranës është renditur Skënderbeu me 62 pikë, kurse në vendin e tretë Teuta me 49 pikë.
Sakaq tek djemtë, pas Vllaznisë ka ardhur Tirana në vendin e dytë me 116 pikë dhe në të tretin Teuta me 56 pikë. Dhe mbi bazën e pikëve të grumbulluara, Izmir Smajlaj për meshkuj dhe Maria Stillo për femra ishin sportistët më të mirë të këtij veprimtarie. Ajo që duhet evidentuar dhe nënvizuar është fakti se në “Elbasan Arena”, ndryshe nga çfarë ka ndodhur me kampionatin e moshës 18 vjeç, kërcimi së larti, si dhe hedhja e diskut, gjyles dhe shtizës janë zhvilluar në këtë impiant.
Përgjithësisht një veprimtari e mirë e atletikës shqiptare, ndonëse asaj i ka munguar “mbretëresha” e rekordeve, Luiza Gega.
Kupa e Shqipërisë në Atletikë
Rezultatet teknike:
Meshkuj
110 m/p Bajram Muça (Vllaznia) 15”02
400 m/p Florian Lata (Teuta) 1’02”39
Së larti Klidi Malo (Skënderbeu) 1.70 m
Hedhje disku Dhimitri Jorgos (Skënderbeu) 41.47 m
Së gjati Izmir Smajlaj (Vllaznia) 7.32 m
400 m Edmond Murataj (Tirana) 50”48
Hedhje gjyle Adriatik Hoxha (Teuta) 15.90 m
1500 m Malvin Nikolla (Tirana) 4’07”12
100 m Daniel Limani (Tirana) 11”28
Trehapësh Gledis Halluni (Vllaznia) 14.73 m
200 m Mario Shestani (Tirana) 22”39
Hedhje shtize Juri Hoxholli (Skënderbeu) 44.16 m
5000 m Genci Lugja (Tirana) 15’17”22
4×100 m Tirana 44”49
Si ekip: Vllaznia 135 pikë
Sportisti më i mirë: Izmir Smajlaj (Vllaznia) 991 pikë
Femra
100 m/p Sindi Prifti (Dinamo) 16”74
Së gjati Joana Hazizllari (Teuta) 5.20 m
400 m Iljana Beqiri (Teuta) 1’01”30
Hedhje gjyle Emiljana Ciko (Tirana) 8.10 m
1500 m Relaksa Dauti (Tirana) 4’43”87
100 m Maria Stillo (Skënderbeu) 12”19
Trehapësh Dorina Myrto (Teuta) 11.30 m
200 m Iveta Ushini (Skënderbeu) 25”40
Hedhje shtize Etleva Laraj (Mj.Sportive Durrës) 20.47 m
4×100 m Tirana 53”31
4×400 m Tirana 4’26”45
Si ekip: Tirana 110 pikë
Sportistja më e mirë: Maria Stillo (Skënderbeu) 954 pikë