AlbanianSport.com 25.04.2016 23:35
ASNN – Kampionia e sapokonfirmuar e Ballkanit, SIGAL Prishtina, e ka fituar duelin e parë të vlefshëm për gjysmëfinalet e “play-off”-it të Superligës së Kosovës në Basketboll për Meshkuj ndaj Bashkimit të Prizrenit, me rezultatin 67-59.
Fitorja dramatike e skuadrës nga kryeqyteti i Kosovës ishte në pikëpyetje deri në minutat e fundit për shkak se, në dy pjesët e para, mysafirët nga Prizreni arritën një diferencë të madhe pikësh.
Pas përfundimit të pjesës së parë, rezultati ishte 28:41 në favor të prizrenasve, por dy pjesët e tjera i takuan SIGAL Prishtinës, që i mori ato përkatësit, 21-9 dhe 18-9, dhe arriti të siguronte fitoren e parë nga tri sa i mjaftojnë për të kaluar në finale.