Gjergj Vyshka 25.04.2016 20:35
Në setin e parë në një sulm të Studentit, topi është devijuar nga Arapi i Tiranës në tavanin e Sallës Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet.
Por për fatin e keq sfera ka prekur dritat, që, në një pjesë të sallës sportive janë fikur. Për rrjedhojë loja është ndërprerë në rezultatin 17-23 për Studentin për disa minuta.
Por kjo ndërprerje ka qenë me fat për Studentin, që e ka fituar setin, ndryshe nga sa kishte ndodhur më 23 mars 2016 kur do të fitonte Tirana, 3-0.