Gjergj Vyshka 25.04.2016 19:05
As stërvitore nuk mund t’i thuhej ndeshjes së tretë mes Himarës dhe Vlora Volejit, atje ku skuadra e trajnerit Kiço Rondo ka fituar 3-0. Madje ka qenë një ndeshje ku Himara ka provuar dhe vajza të vogla në moshë, aq sa nuk kapin as moshën për të luajtur me paratërejat. Sepse Papa, apo dhe Maçi janë 10 vjeç dhe ende në klasën e katërt të ciklit të ulët.
E për rrjedhojë ndeshja ka ecur me shpejt dhe përfundimet e seteve s’lënë vend për shumë koment. 25-7, 25-13 dhe 25-15 dhe 3-0 për Himarën. Pikëshënuesja më e mirë e ndeshjes Kabuci e Himarës me 16 pikë. Në shërbim ka dalë fituese Konomi dhe Kabuci e Himarës me 5 rezultative, pasuar nga Milo e Himarës dhe E. Pashaj e Vlora Volejit me tre të tilla.
Në total në tre sete Himara ka shënuar 75 pikë prej të cilave 62 pikë vetë, kurse 13 pikë kanë ardhur gabimet e Vlora Volejit. Në krahun tjetër Vlora Voleji në tre sete ka shënuar 35 pikë prej të cilave 17 pikë vetë, kurse 18 pikë kanë ardhur nga gabimet e Vlora Volejit. Në përfundim, Vllaznia e Himara në turin gjysmëfinale të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Të Reja.
Himara – Vlora Volej 3-0
(25-7, 25-13, 25-15)
Himara: Milo, Konomi, Januthi, Baka, Gjergji, Kabuci / E. Prifti, Kolagji, Papa, Dhimoleksi, Maçi (L). Trajner: K. Rondo
Vlora Volej: Panajoti, Hamzaj, E. Pashaj, Habili, Veraj, K.Pashaj / Hyskaj (L), L. Mehmetllari. Trajnere: K. Veraj
Gjyqtare: T. Kacadei, G. Zuna (Durrës)