AlbanianSport.com 25.04.2016 16:50
ASNN – Prej 6 vjetësh, kryeqyteti shqiptar është shndërruar në destinacionin e turneve evropianë të tenisit për moshat. Përgjatë fundjavës u mbyll turneu evropian i Nën-16-vjeçarëve, ndërsa gjatë majit pritet të zhvillohet ai i Nën-18-vjeçarëve. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Tenisit, Genci Çakçiri, pjesëmarrja dhe niveli premtojnë për të ardhmen.
Pavarsisht se mbetet një sport ende modest në pjesëmarrje dhe rezultate, tenisi e ka shndërruar Shqipërinë në një destinacion të sportistëve të rinj, pasi prej vitesh në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, po zhvillohen turne të grupmoshave të ndryshme. Një gjë e tillë e pohon për Televizionin Shqiptar edhe Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Tenisit, Genci Çakçiri.
Sipas tij, pjesëmarrja dhe niveli premtojnë për të ardhmen. Nr. 2 i organizmit që qeveris tenisin shqiptar ka sqaruar se përgjatë fundjavës u mbyll turneu evropian i Nën-16-vjeçarëve, ndërsa gjatë majit pritet të zhvillohet ai i Nën-18-vjeçarëve.