AlbanianSport.com 25.04.2016 14:35
ASNN – Ish-volejbollisti i njohur, Jani Melka, ka marrë drejtimin e Kombëtares kuqezi të meshkujve, duke synuar së pari ndryshimin e mendësisë së drejtuesve dhe sportistëve. Shqipëria e volejbollit të meshkujve do të marrë pjesë në Ligën e Evropës, atje ku do të ketë përballë Maqedoninë, Bullgarinë dhe Danimarkën.
Një epokë e re ka nisur në volejbollin e meshkujve, me emërimin në krye të Kombëtares kuqezi të trajnerit Jani Melka. Duke folur për mediat, ish-volejbollisti i njohur e ka pranuar se niveli i volejbollit shqiptar lë për të dëshiruar. Për Melkën, situata duhet të ndryshojë që në zanafillë.
Shqipëria e volejbollit të meshkujve do të marrë pjesë në Ligën e Evropës, atje ku nga data 10, deri më 12 qershor 2016 do të jetë në Maqedoni dhe nga data 17, deri më 19 qershor 2016 në Bullgari, ndërsa do të kenë përballë Maqedoninë, Bullgarinë dhe Danimarkën.