Gjergj Vyshka 24.04.2016 19:15
Është dashur dhe ardhja e trajnerit të të rriturave të Partizanit, Roland Tarja, që të kuqet të hyjnë në shinat e duhura në ndeshjen e tretë. Madje ka pasur dhe protesta nga trajneri i Vlora Volejit, Agron Sako, teksa ka kërkuar licencën e Tares, gjë që është vërtetuar nëpërmjet listës së federimit, që ai është pjesë e stafit të të kuqeve si ndihmëstrajner.
Vlora Volej ka rezistuar vetëm një set, të cilin e ka fituar 11-25 e më pas duket se i ka “rënë sheqeri” në fund. Reagon Partizani që fiton tre sete radhazi 25-16, 25-14, 25-16 dhe krejt ndeshja 3-1. Pikëshënuesja më e mirë e ndeshjes Ligaj e Vlora Volejit me 15 pikë e ndjekur nga M. Agolli e Partizanit me 13 pikë, si dhe Shera e Partizanit me 10 pikë.
Në bllok ka dalë fituese Fetaj e Partizanit me dy mure fituese, kurse në shërbim Goxhaj e Partizanit me 5 rezultative, si dhe M. Agolli me 3 rezultative. Në total në 4 sete Partizani ka shënuar 86 pikë prej të cilave 63 pikë vetë, kurse 24 pikë kanë ardhur nga gabimet e Vlora Voleji. Në krahun tjetër, në 4 sete, Vlora Voleji ka shënuar 71 pikë në total prej të cilave 43 pikë vetë, kurse 28 pikë kanë ardhur nga gabimet e të kuqeve.
Partizani – Vlora Volej 3-1
(11-25, 25-16, 25-14, 25-16)
Partizani: Shera, Xhaferraj, Kaçani, Mullaj, Fetaj, Saliaj (L), Goxhaj/M.Agolli, Balla, Gjoni, E. Agolli Trajner: I. Thanasi
Vlora Volej: Habili, A.Mehmetllari, Ligaj, Veraj, Hyskaj (L), K.Pashaj/Leli, Panajoti, Hamzaj Trajner: A. Sako
Gjyqtarë: E. Dusha, Ç. Kojku (Tiranë)