Gjergj Vyshka 24.04.2016 11:55
Ardhmëria Basket e trajnerit Afrim Bilali për herë të parë në historinë e saj do të jetë pjesë e elitës së basketbollit shqiptar. Ka fituar mbrëmë në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet ndaj rivalit direkt Superior Klima, skuadër e cila tashmë do të luajë në “play-off” me Flamurtarin, për të kërkuar dhe ajo ngjitjen për herë të parë në mes më të mirave të basketbollit shqiptar.
Në fakt kanë qenë një ndeshje nën ritmin mesatar, atje ku janë shënuar fare pak pikë, ndërsa skuadrat janë ruajtur dhe kanë gabuar shumë. 10-8 ka qenë pjesa e parë për Superiorin. Por të dytën e ka fituar Ardhmëria Basket 10-13 dhe në pushim ka kryesuar vetëm me një pikë diferencë, 20-21. E treta është përsëri në favor të skuadrës së trajnerit Eduard Çarçani, 8-7, dhe barazim 28-28.
Ajo që ka vendosur fatet e ndeshjes ka qenë perioda e katërt, e cila është fituar nga Ardhmëria Basket, 10-18 dhe në përfundim 38-44. Festë tek Ardhmëria Basket, e cila ka dhe një ndeshje për të luajtur ndaj Elbasanit në fushë të huaj, që edhe sikur ta humbë përsëri nuk prish asgjë në objektivat e skuadrës së trajnerit të së ardhmes, Afrim Bilalit.
Sepse Superiori dje i ka mbyllur ndeshjet e saj. Për t’u evidentuar mes shumë figurave të basketbollit shqiptar ka qenë edhe ish-trajneri i kombëtares së meshkujve, Fatmir Cuka.
Superior – Ardhmëria Basket 38-44
(10-8, 10-13, 8-7, 10-16)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kategoria e Parë
Java e 19-të
(23-24 prill 2016)
Të shtunën:
Superior – Ardhmëria Basket 38-44
Skënderbeu pushim
Të dielën:
Tirana Eagles – Elbasani ora 14:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Ardhmëria Basket 15 13 2 1066-716 28
- Superior 16 13 3 1147-852 28
- Elbasani 14 8 6 1044-947 22
- Skënderbeu 15 3 12 823-1070 18
- Tirana Eagles 14 1 13 672-1040 15