AlbanianSport.com 24.04.2016 09:55
ASNN – Pas ndeshjes të parë, të luajtur të premten në Sallën Sportive në Bathore, ku Flamurtar ka korrur fitoren e 20-të në po aq javë, të shtunën janë luajtur 3 takimet e tjera të javës në Kampionatin Kombëtar të Basketbollit të Femrave.
Goga Basket, e cila mban vendin e dytë në renditje, me 36 pikë, 4 më pak sesa Flamurtari kryesues, ka shpartalluar Skënderbeun me rezultatin e thellë 115-53, duke ruajtur largësinë prej 3 pikësh që ka nga Tirana e vendit të 3-të.
Bardheblutë kanë fituar ndaj Vllaznisë 91-78 ndaj Vllaznisë, atje ku Eliverta Bujari është bërë rekordmene. 42 për bionden bardheblu, 10 trepikësha të realizuara dhe gjithnjë një shtysë e mirë për skuadrën e Erdal Borovës kur bëhet fjalë për një sukses të garantuar.
Në takimin e fundit të javës së 20-të, Elbasani ka mundur në fushën Studentin me rezultatin 70-63, teksa vendaset u treguan më të sakta sesa mikeshat. Sidoqoftë, vajzat verdheblu mbeten në vendin e fundit në renditje.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e 20-të
(22-23 prill 2016)
Të premten:
Kamza Basket – Flamurtari 75-81
Të shtunën:
Elbasani – Studenti 70-63
Goga Basket – Skënderbeu 115-53
Tirana – Vllaznia 91-78
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Flamurtari 20 20 0 1561-1251 40
- Goga Basket 20 16 4 1729-1264 36
- Tirana 20 13 7 1482-1401 33
- Vllaznia 20 11 9 1416-1373 31
- Kamza Basket 20 6 14 1098-1232 26
- Skënderbeu 20 6 14 1255-1457 26
- Studenti 20 6 14 1141-1403 26
- Elbasani 20 2 18 1271-1544 22